Kthehen avionin ne diskoteke.


Shoqëria spanjolle Vueling e ka kthyer një avion në një diskotekë. Me të, pasagjerët kanë bërë një udhëtim nga Parisi në Ibiza, nën muzikën e të famshmit David Guetta. Kjo nismë do të vijojë gjatë gjithë sezonit të verës, duke qenë se Ibiza është një nga destinacionet e preferuara të turistëve. Përveç David Guetta-s, udhëtarët do të dëgjojnë live në avion edhe Bob Sinclair, Fatboy Slim, Afrojack dhe këngëtarë të tjerë. Një gjë është e sigurtë: adrenalina në këtë udhëtim do të jetë në maksimum.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign