Mësuesja u këndon fëmijëve, jashte kishte filluar lufta.



Ndërsa pak metra më tutje zhvillohej një luftë e vërtetë mes karteleve të drogës, mësuesja mundohet të qetësojë nxënësit e saj të mitur duke u kënduar këngë e duke u treguar barcaleta.
Ngjarja është regjistruar në shtetin Nuova Leon në Meksikë. Dikush ka regjistruar të gjithë ngjarjen dhe më pas e ka postuar atë në Youtube. Video e regjistruar është shpërndarë në Meksikë e në mbarë botën me shpejtësi e për këtë, mësuesja Martha Ivette Rivera shihet si heroinë në vend.

Ditën e hënë ajo u nderua nga guvernatori i shtetit Nuovo Leon, Rodrigo Medina.

Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign