
Janë bërë tashmë publikë, emrat e interpretuesve të cilët do të marrin pjesë në ndarjen e çmimeve muzikore ballkanike. Më 4 qershor, në sheshin “Batenberg” në Sofje do të mblidhen disa nga artistët më të suksesshëm në Ballkan. Përveç fituesve të çmimit për “Këngën e Ballkanit” nga secili vend, shikuesit do të shohin artistë të mëdhenj të ftuar, mes të cilëve audienca pret këngëtarin Goran Bregoviç. Këngëtari, fama e të cilit i ka kapërcyer prej vitesh kufijtë e Ballkanit, do të mbërrijë në Bullgari me orkestrën e tij dhe do të performojë disa nga hitet më të mirënjohura. Por Bregoviç nuk do të jetë i vetmi artist mysafir në këtë natë të madhe ballkanike. Banda rock turke “Manga”, është një nga grupet që ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë event. Vetëm një vit më parë, në 2010-ën, Manga u renditën të dytë në festivalin Europian në Oslo, me këngën “We Could Be The Same”. Ata janë edhe fituesit në kategorinë e grupit më të mirë nga MTV. Gjithashtu, rumunët “Radio Killer” do të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje muzikore. Hitet e tyre të padiskutueshme “Be Free” and “Lonely Heart” kanë qenë në krye të listave muzikore në Ballkan. Ata do të mbërrijnë në Bullgari menjëherë pas koncertit të tyre në Moskë. Gjithashtu, në këtë skenë do të jetë edhe një tjetër rumune. Pikërisht këngëtarja Inna, e cili do të sjellë disa nga hitet e viteve të fundit që janë dëgjuar dhe pëlqyer në gjithë Ballkanin.
Joanna dhe Polly Genova janë këngëtarët bullgare të muzikës pop, që do të këndojnë para një audience multi-milionëshe. Alicia, Toni Storaro, Emanuela dhe Teodora janë përgatitur për spektaklin e madh. Master Tempo dhe Giorgos Giannias do të mbërrijë nga Greqia fqinje, ndërsa hitbërësi shqiptar, Flori Mumajesi, do të paraqesë një nga këngët e tij – një duet me Elvana Gjatën. Ndërkaq fituesit e vendeve përkatëse Natasa Bekvalac (Serbi), Aurela Gaçe feat. Dr Flori & Marsel (Shqipëri), Colonia (Kroaci), Ajdin Emre (Turqi), Risteska Elena (Maqedoni), Rebeka Dremelj (Slloveni), Muzaferija Armin (Bosnja dhe Hercegovina) do të ngjiten në skenë jo vetëm për të interpretuar, por edhe për të marrë çmimin e vitit. Sarit Haddad do të kthehet edhe një herë në Bullgari. Ajo ka shprehur përshtypjet më të mira, pak ditë më parë, ku ka qenë prezente në Bullgari për të promovuar duetin me këngëtaren e njohur bullgare Alicia (e cila është e njohur edhe në tregun muzikor shqiptar me këngën “Tvoq totalno”, me autor Flor Mumajesin). Më 4 qershor, shikuesit do të mësojnë se kush do të fitojë çmimet për “Male Singer”, “Female Singer”, “Best Video”, “Best Duet/Group” dhe “Balkan project”. Një orë para fillimit të “Balkan Music Awards” më 4 qershor, në sheshin e “Batenberg” do të jetë një koncert ku do të performojnë artistë popullorë bullgarë. Shfaqja fillon pikërisht në 20:00, me këngën e parë që do të ngrohë publikun në sheshin kryesor dhe gjatë kësaj kohe disa nga hitet më të fundit të Ballkanit do të paraqiten në skenë. Në ekranet e mëdha, shikuesit do të jetë në gjendje për të vëzhguar dhe ardhjen e fituesve të këtij viti në tapetin e kuq! Ata do të jenë të shoqëruar nga hoteli, në një autokolonë zyrtare. 20 limuzina do të transportojnë yjet e vitit 2010 që “Balkanika Music Television” ka përzgjedhur. Për një pamje më të mirë të tyre nga gjithë shikuesit, rruga e tyre deri në passkenë do të filmohet nga një helikopter. Pasi të kalojnë përgjatë tapetit të kuq, interpretuesit do të shkojnë në paskuintat e festivalit. Ndërsa ceremonia zyrtare e dhënies së çmimeve do të fillojë në orën 9 të mbrëmjes dhe në Shqipëri do të transmetohet nga televizioni “Vizion Plus”.Shpërndaje
