
Të tri ekipet shqiptare, Flamurtari i Vlorës, Vllaznia e Shkodrës dhe Renova e Xhepqishtes së Tetovës kanë shënuar fitore në xhiron e parë eliminatore të Europa League. Flamurtari u kthye fitimtar nga Podgorica, duke mposhtur Buduçnostin (3:1). Golat për ekipin vlonjate i kanë shënuar Ardit Shehaj, Artan Sakaj e Risto Radunoviq i cili shënoi autogol. Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore minimale (1:0), por të rëndësishme në Maltë ndaj ekipit nikoqir, Birkirkara. Mesfushori pejan, Ilir Nallbani ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse golin e fitores për shkodranët e shënoi Xhevahir Sukaj. Renova ka mposhtur me rezultatin 2:1 ekipin irlandez, Glentoran. Boban Jançevski dhe Muharem Bajrami kanë shënuar golat e fitores, kurse për mysafirët shënoi Nixon. Ndeshjet e kthimit luhen më 7 korrik.Shpërndaje

Justin Bieber ishte i përfshirë në një zënkë në ceremoninë e Bet Awards, pasi njërit prej truprojave të tij nuk i ishte lejuar të hynte në impiantin ku po mbahej kjo ceremoni në Los Angeles.
Një pjesëtar i stafit të kësaj ceremonie nuk kishte lejuar një truproje të Bieber të hynte, me pretekst se nuk kishte biletë për të hyrë brenda.
Nuk kaloi shumë kohë dhe pasi filloi të nxehej situata, Justin Bieber personalisht shkoi për të parë si është gjendja dhe pasi arriti t’i qetësonte gjakrat, ia mundësoi hyrjen truprojës së tij, pasi ai ka nevojë për siguri më të madhe brenda impiantit. Shpërndaje

Aktorja Lindsay Lohan përsëri fiton lirinë e saj. Ajo u arrestua disa ditë më parë, pasi doli pozitive ndaj testit të alkoolit. Lohan ishte në arrest shtëpie dhe nuk lejohet të pinte pije alkoolike ndërsa ajo nuk ka zbatuar rregullat dhe ka abuzuar me alkoolin. Ajo tani është e lirë, nuk është më në arrest shtëpie. Aktorja është fotografuar në shtëpinë e saj në Venecia në një parti me miqtë e saj. Lohan shfaqet pa tualet, në një gjendje jo shumë të mirë fizike. Duket qartë që ato ditë brenda nuk i kanë bërë dhe aq mirë aktores 25 vjecare. Shpërndaje

Dashamirësit e ‘Twilight’ nuk duhet të bëhen merak për sulmin ndaj idhullit të tyre, Robert Pattinson. Ai nuk ishte një incident i vërtetë, por pjesë e skenarit të filmit.
Skena ndodhi gjatë regjistrimit të skenarit të filmit ‘Cosmopolis’.
Robi dukej në fytyrë po aq i bardhë dhe i kremosur sa vetë torta. Por, personazhi i Eric Parker që ai po aktronte, u shfaq akoma më mirë kur ai gjeti limuzinën e tij të vandalizuar nga mbishkrime.
Filmi tregon historinë e një djali 28 - vjeçar multimilioner që merr rrugën për të kaluar urën e Manhattanit me limuzinë vetëm për të prerë flokët tek berberi. Përveç tortës dhe limuzinës të vandalizuar ai do të përjetojë edhe disa aventura të pakëndëshme të tjera në skenën e xhirimit. Filmi bazohet në romanin e shkrimtarit Don DeLillo. Shpërndaje

Rosie Huntington-Whiteley shpresonte të merrte Hollywood-in me shpejtësi me rolin e saj në filmin aksion "Transformers: Dark of the Moon".
Megjithatë, pavarësisht se filmi u "shkatërrua" nga kritikët, ajo arriti të vendosë një fytyrë të guximshme, ndërsa po dilte me të dashurin e saj Jason Statham në New York.
Pavarësisht kritikave të filmit dhe aktrimit të Rosie, modelja e Victoria′s Secret arriti të vendosë një gjysëm buzëqeshje për fotografët.
"Transformers: Dark of the Moon" ka kushtuar 195 milionë dollarë, por ka dështuar për t′i bërë përshtypje kritikëve po aq shumë sa dy paraardhësit e tij.
Një kritik madje tha se do të preferonte t′i nënshtrohej një torture se sa të shihte filmin e tretë që drejtoi Michael Bay.Shpërndaje

Aktori i njohur tetovar, Blerim Destani, i cili tashmë ka prekur botën e Hollywoodit, nuk i ka komentuar spekulimet e fundit për lidhjet e tij me Albana Osmanin dhe Anxhela Martinin.
Blerim Destani aktualisht gjendet në Holandë ku është i angazhuar në filmin “Gone Back” të regjisorit të ri Ernest Meholli. Filmi xhirohet në gjuhën angleze, ndërsa krahas tij luajnë edhe aktorët tjerë shqiptarë, Astrit Alihajdaraj dhe Refet Abazi. Në korrik, ai do të udhëtojë në Vjenë ku do të fillojë xhirimet në një film gjermano-austriak, ndërsa ekziston mundësia që të jetë sërish pjesë e ndonjë filmi amerikan në të ardhmen.
Sa i përket jetës personale, Blerimi ka thënë se është në pritje që një femër t’ia marrë zemrën, ndërsa sa u përket spekulimeve nëpër media për lidhje të mundshme me prezantuesen Albana Osmani dhe supermodelen Anxhela Martini, ai nuk i komenton ato duke thënë se kur të vijë koha për të treguar diçka do ta bëjë vetë ai.
Femra ideale për Blerimin është me një pasuri të thellë shpirtërore, ndërsa kur bukuria është në harmoni të plotë me fisnikërinë shpirtërore, atëherë mund t’i afrohemi ideales, kurse mbi të gjitha gruaja e tij duhet të jetë shqiptare.
Në një intervistë për mediat shqiptare, aktori tërheqës ka zbuluar se që në shkollën fillore i ka kryer simpatitë dhe propozimet e para, ndërsa vajza e parë që i ka propozuar, ishte menduar dy orë para se t’i thoshte ‘PO’, dhe ka qenë po e njëjta vajzë, e cila ia ka rrëmbyer puthjen e parë.
Fillimet e karrierës ai i kujton me shumë emocion pasi ishte fjala për një vendim, që kishte marrë që aktrimi të ishte profesioni i tij, prandaj gjithçka e bënte me shumë pasion. Sipas Blerimit, është shumë e vështirë që një aktor të përparojë, pasi është një punë që kërkon përkushtim dhe vendosmëri. Ai thotë se në disa çaste vendimtare duhet të merren vendimet e duhura.
Blerim Destani aktualisht gjendet në Holandë ku është i angazhuar në filmin “Gone Back” të regjisorit të ri Ernest Meholli. Filmi xhirohet në gjuhën angleze, ndërsa krahas tij luajnë edhe aktorët tjerë shqiptarë, Astrit Alihajdaraj dhe Refet Abazi. Në korrik, ai do të udhëtojë në Vjenë ku do të fillojë xhirimet në një film gjermano-austriak, ndërsa ekziston mundësia që të jetë sërish pjesë e ndonjë filmi amerikan në të ardhmen. Shpërndaje

Mediat gjermane thonë se ajo është një nga fytyrat më të bukura të Botërorit. Bëhet fjalë për vajzen nga Kosova Fatmira Bajramaj, e cila luan për Gjermaninë. Mediat thonë se 23 vjeçarja është e dashuruar me një futbollist, që luan në kategorinë e dytë gjermane. Bëhet fjalë për djalin po nga Kosova Enis Alushi.Shpërndaje

Një gjykatë në Itali sot dëgjoi se si një kërcimtare belly dancer dhe një këshilltare rajonale, e kishin argëtuar kryeministrin italian duke bërë para tij puthje lesbike. Bëhet fjalë për Karima El Mahrug, e njohur si Ruby, dhe Nicole Minetti, e cila u kthye nga një higjieniste dentare në politikane.
Dokumentet u bënë publike në gjykatë në po të njëjtën ditë kur doktori personal i Berluskonit, tha se 74 vjeçari kishte fuqinë seksuale të një personi 15 vjet më të ri dhe mund të bënte seks pesë herë në ditë pa asnjë problem. Prokurorët thanë në seancë se shtëpia e Berluskonit ishte një bordello.Shpërndaje

Italiania Federica Nargi është zgjedhur si partnerja më seksi në botën e futbollit. Përzgjedhja është bërë nga një faqe amerikane. Nargi është e fejuara e sulmuesit të Juventusit, Alesandro Matri. Ajo është prezantuese në Itali.


Shpërndaje

Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk janë kapur nga kamerat në plazhin Algarve të Portugalisë gjatë ditës së sotme. Çifti i mrekullueshëm dukeshin shumë bukur dhe shumë seksi të veshur me vetëm rroba banje dhe të lagur.
Kristiano duket se nuk po merakoset nga komentet e fundme të José María Gutiérrez Hernández nga Real Madridi rreth rënies së performancës së tij.
'Kristiano është lojtar i madh, ai është përcaktues i shumë lojërave, por nuk është sikur Messi në lojërat më të mëdha që po luhen. Lojtari më i madh tregohet ai që punon shumë për lojërat e mëdha' - tha ai.

Shpërndaje

Një telash jo i vogël është hapur për burrat e qytezës së Barbacoas, në jug të Kolumbisë.
Prej një jave qindra gra të kësaj qyteze kanë ndërmarrë një grevë me “këmbët e kryqëzuara”, praktikisht asnjë marrëdhënie seksuale.
Kushti është që burrat dhe të fejuarit të impenjohen sa më shumë që qeveria të asfaltojë 57 kilometra rrugë që bashkon bashkinë e tyre me atë të Junin.Shpërndaje

Jonathan Rhys Meyers, protagonisti i njohur i filmit “Match Point” të Woody Allen dhe interpretuesi i Enrikut VIII në serinë “The Tudors”, ka tentuar vetvrasjen.
Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Sun”, gjatë natës Meyers është çuar me urgjencë në spital pasi kishte gëlltitur pilula, duke rrezikuar një mbidozë ilaçesh.
Mjekët kanë gjetur irlandezin në dyshemenë e shtëpisë dhe kanë thirrur policinë pasi aktori refuzonte t’i jepej ndihma e shpejt.
“John është shumë i trishtë dhe kjo ka konformuar dyshimet se ka tentuar t’i japë fund jetës”, ka bërë të ditur një burim pranë yllit të kinemasë.
Seks simboli 33 vjeçar lufton prej muajsh ndaj varësisë nga alkooli dhe dhjetë ditë më parë ka qenë shtrimi i tij më i fundit në klinikë për t’u çtoksikuar.Shpërndaje

Finalja për femra e turneut të Wimbledon do të luhet mes Maria Sharapova dhe Petra Kvitova.
Sharapova kreu i serisë 5, është kualifikuar duke mundur gjermanen Sabine Lisicki në dy sete me rezultatin 6-4, 6-3.
Tenistja ruse në finale do të përballet me çeken Petra Kvitova që më përpara kishte mundur bjellorusen Victoria Azarenka në tre sete: 6-1, 3-6, 6-2.Shpërndaje

Michel Platini rrëfen në një intervistë për “Marca” se ka vlerësim të veçantë për Jose' Mourinho, por kjo nuk e pengon t’i cilësojë si “budallallëqe” disa sulme të tij ndaj arbitrave.
Këto veprime i kanë kushtuar trajnerit të Real Madrid dhjetra skualifikime dhe gjoba të kripura.
Teksa jep vlerësimin për teknikun portugez, presideti i UEFA-s thekson: “Kjo nuk i heq asgjë motiveve për të cilat Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi ta dënojë”.Shpërndaje

Ndeshjet e para paraeleminatore të Europa League, rikthejnë skuadrat shqiptare në arenën europiane.
Vllaznia dhe Flamurtari do të luajnë sfidat e para në fushat kundërshtare, përkatësisht në Maltë dhe në Mal të Zi.
Mes dy skuadrave shqiptare favoritja për t’u kthyer me fitore është Vllaznia.
Fitorja e shkodranëve të cilët do të përballen me ekipin e Birkirkara-s është kuotur nga kompanitë e basteve me koefiçient 2.4, kundrejt kuotimit 2.8 të fitores së vendasve.
Ndryshe është situata në ndeshjen mes malazezëve të Buduknost dhe Flamurtarit.
Fitorja e vlonjatëve është pothuajse e pamundur, të paktën sipas bukmejkërsave.
Suksesi i ekipit të Maganit në ndeshjen e parë është kuotuar, 7.55 kundrejt 1.4 të fitores së vendasve.Shpërndaje

Justin Timberlake mund të ketë shumë shpejt një rrjet social të vetin. Por jo thjesht si anëtar, por si pronar.
Aktori 30 vjeçar është në grupin e blerësve të MySpace, prej kohësh në rënie dhe në krizë të thellë financiare.
Marrëveshja është fiksuar për 35 milionë dollarë, shifër shumë e ulët nëse mendohet se News Corp, shoqëria që kishte blerë MySpace në 2005, kishte paguar 580 milionë dollarë.
Megjithatë kompania e drejtuar nga Murdoch do të mbajë një kuotë prej 5% të faqes.Shpërndaje

Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi, këto ditë ka realizuar këngën e saj “Milionere e parë”.
Ajo këto ditë ka përfunduar realizimin e këngës shumë ritmike, e cila sipas saj pritet të jetë një super-hit veror, raporton “Kosova Sot”.
Ajo ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të këngës që pritet së shpejti të fillojë të transmetohet në televizionet lokale. Greta Koçi përveç muzikës ajo është duke drejtuar edhe një radio. Shpërndaje

Ura më e madhe në botë, ajo mbi Gjirin Xhiaozhu, u vu në punë mëngjesin e sotëm në Qingdao, në provincën Shandong të Kinës Lindore. Me një gjatësi prej 41.58 kilometrash, e shtrirë mbi tërë Gjirin, ura me gjerësi 35 metra, është më e gjata në llojin e saj në mbarë botën. Edhe gjatë provave të mëparshme ura ka shfaqur përparësitë e saj falë uljes së ndjeshme të kohës së udhëtimit nga njëra anë e Gjirit në tjetrën.


Shpërndaje

Kur këngëtarja Aurela Gaçe njoftonte të gjithë fansat për publikimin e klipit të saj të ri me titullin “Cash”, me siguri të gjithë pasi panë klipin kanë përjetuar ndjesinë e çuditshme të diçkaje déjà vu, që do të thotë të një klipi që dukej sikur është parë edhe në të shkuarën. Nëse e keni pasur vërtet këtë ndjesi nuk mund t’ju vëmë aspak faj. Klipi “Cash” i Aurela Gaçes në bashkëpunim me MC Crasha në disa pjesë është një kopje e klipit “Toxic” të këngëtares amerikane Britney Spears. Për të bërë krahasimet e rastit mund të klikoni në you tube klipin “Toxic” të Britney Spears dhe më pas krahasojeni me klipin “Cash” të Gaçes e cila ka imituar këngëtaren amerikane edhe në look e veshje. Edhe pse momentet e kopjuara jane te vogla, problemi eshte se pse Aurela ka zgjedhur per te kopjuar nje kengetare me fame boterore.



Shpërndaje

Një parajsë e lirë, në rivierën shqiptare”. Është ky titulli i një artikulli mjaft interesant publikuar në faqen e prestigjiozes “Neë York Times” për rivierën shqiptare ndërkohë që ka nisur edhe sezoni i pushimeve. Materiali është shkruar nga Seath Kugel i cili ka vizituar personalisht brigjet e mrekullueshme të vendit tonë, nga Vlora në Sarandë, një zonë e njohur ndryshe si riviera shqiptare. Fillimisht ai flet për fshatin Ilias ku është përballur me një pamje mahnitëse. Përtej rrugës, reporteri shikon një plazh idilik siç e quan ai, një plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku ka dëgjuar të flitet për “Manastirin”, sikur të kërkonte një godinë ku qëndrojnë murgj apo murgesha. Por në fakt ai gjen një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, në blu-në e thellë të detit. Në afërsi të plazhit, vijon artikulli, shihen bunkerë të shumtë, të vendosur aty që nga koha e ish diktaorit Enver Hoxha. “ Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh. Gjithçka është imja’’-shkruan autori duke iu referuar këtij ambienti, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë, duke regjistruar gjithçka në këtë udhëtim. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm, dhe pasi del nga uji, gazetari sheh dy turistë asutriakë të vendosur pranë një shkëmbi të zonës ndërsa qeshin me të. Shqipëria është padyshim një vend shumë i bukur ku me 500 euro në javë mund të bësh ç’të duash – thotë Kugel, ndësa përmend marrjen me qera të makinës për 4 ditë, një dhomë fjetjeje, ngrënien, konsumimin e kafesë apo edhe pijeve freskuese. Në restorantet e hapura nga banorë të zonës, mund të konsumosh një vakt ushqimi me 8 euro – detajon artikulli. Udhëtimi në rivierë është shumë i bukur, duke nisur nga Vlora, edhe pse në këtë qytet mbizotëron kaosi , pasi rrugët nuk kanë emra, drejtuesit e automjeteve i ngasin makinat me shpejtësi, ndërtime vend e pa vend etj. Por kjo nuk është aq e habitshme për Shqipërinë, një ndër vendet e varfëra të Europës i dalë nga diktatura komuniste, prej më pak se një çerek shekulli. Reporteri përshkon edhe bulevardin Vlorë- Skelë, ku dallohen lehtësisht burrat që tymosin duhan si oxhakë dhe luajnë domino. Himara është një tjetër pikë turisitike e përzgjedhur si vendqëndrim për një natë në këtë udhëtim për gazetarin e “New York Times”, i cili shëtit edhe parkun kombëtar të Llogarasë. Himara, tregon Kugel, nuk ka ndoshta plazhet më të mira, por të habit me gëlimin e fast foodeve apo pikë shitjeve të sufllaqeve që janë me shumicë. Diku më tej, shihet edhe një njeri që ka hipur mbi një gomar e kalon përmes qytetit , e një ndërthyrje e tillë, duket se i tërheq vemendjen turistit gazetar, i cili thotë se ka shijuar edhe gatimin ne njërën prej tavernave të zonës. Dikush e ka ftuar atë të provojë edhe rakinë, pije alkolike tradicionale e Shqipërisë. Kugel shprehet se i pëlqen shumë kalaja e Himarës edhe pse disa zona është e vështirë ti gjesh pasi mungojnë tabelat drejtuese. Udhëtimi i gazetarit amerikan përmend edhe qytetin e lashtë të Butrinit, një zonë turistike që ia vlen të vizitohet, apo edhe plazhi i Jalit, që shtrihet rreth 3 milje larg rrugës kryesore. Në të, janë vendosur çadra që jepen me qera dhe mikrpritja është për tu vlerësuar. Në fund të artikullit shkruhet se cilido mund të shkojë në Shqipëri, nga çdo vend i Europës, edhe pse vetë gazetari sugjeron një kombinim udhëtimi ndoshta duke nisur nga Greqia, Italia apo ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Ai informon edhe për udhëtimet automoblistike, oraret e tyre dhe çmimet që ofrohen, për të parë një vend të tillë.(ora-news).
Shpërndaje

Altuna Sejdi-Tuna, e cila javë më parë i ka dhënë fund martesës me Rilind Rekën, këto ditë ka realizuar një set të ri fotografish.
Këngëtarja nga Maqedonia shfaqet superseksi në këto fotografi të reja. Fotografitë janë realizuar nga fotografi i famshëm shqiptar Fadil Berisha.
Tuna së fundmi është kthyer në skenë me këngën e re “Dysheme”.

Shpërndaje

Michelle Obama nuk është një grua e lumtur! Sipas një raporti nga tabloidi amerikan Globe, Zonja e Parë e SHBA-së i ka thënë bashkëshortit të saj, presidentit Barak Obama, se ajo do të largohet me vajzat e saj në Chicago.
"Michelle dëshiron të largohet nga Shtëpia e Bardhë - dhe nga burri i saj" ka thënë një burim.
Raportet në fillim të këtij viti pretendonin se Barak dhe Michelle kishin pasur ngatërresa të shumta, pasi Barak Obama donte edhe një tjetër fëmijë.
"Ka probleme tronditëse në martesën e Obamës. Michelle po i then zemrën burrit të saj duke refuzuar të ketë një tjetër fëmijë" shtoi burimi.
Shtëpia e Bardhë akoma nuk ka reaguar ndaj lajmit. Shpërndaje

Ajo kishte një konkurrencë të ashpër, por Lady Gaga është quajtur "Mbretëresha e PoP-it" në fuqi.
Pas shqyrtimit të shumë aspekteve në të qënit ylli më i mirë i muzikës pop, faqja e internetit Rolling Stone ka njoftuar se mbretëresha e popit e këtij brezi është Lady Gaga.
Beyonce mund të ketë më shumë çmime Grammy, Taylor Swift mund të ketë shitur më shumë albume dhe Rihanna mund të ketë më shumë hite në Youtube, por Lady Gaga i ka mundur jo vetëm me renditjen e lartë në secilën kategori por edhe me fansat e kombinuar në Twitter dhe Facebook, dhe arritje të tjera. Shpërndaje

Shteti i Brazilit do të investojë shuma marramendëse për të realizuar kampionatin botëror të futbollit në vitin 2014. Shuma e investimeve besohet se do të kalojë ato të bëra në tre botëroret e fundit, Japoni/Kore, Gjermani dhe Afrike e Jugut. Të dhënat janë publikuar në bazë të një studimi të publikuar nga një komision i Senatit të Brazilisë, sipas të cilit tre kampionatet e fundit botërore kanë kushtuar së bashku 30 miliardë dollarë. Ndërkaq Brazili i vetëm do të shpenzojë të paktën 40 miliardë dollarë.Shpërndaje

Disa nga mediat maqedonase kanë shkruar se ylli botëror i muzikës pop, Shakira është me origjinë maqedonase, nga ana e babait të saj. Mediat maqedonase nuk kanë detaje mbi origjinën e këngëtares së mirënjohur, e cila është nga Kolumbia. Sipas të dhënave skandaloze të siguruara, thuhet se Shakira ka gjysmë origjinë maqedonase dhe gjysmë kolumbiane. Ky eshte pervetesimi i dyte ne nje kohe te shkurter nga ana e sllovo-maqedonasve, pas pervetesimit qe i ben Aleksandrit te Madh, te cilit i bene statuje gjigante ne SHkup.
Ashtu siç thuhet nga thashethemet mediale, ajo ka një baba gjysmë libanez dhe gjysmë maqedonas, por asgjë nuk thuhet se nga është krijuar ky heterogjenitet. Javën e kaluar ajo u takua në Jerusalem me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov në kuadër të Samitit të ambasadorëve të vullnetit të mirë të organizuar në Izrael. Shpërndaje

Turi i koncerteve të Rihanna-s po bëhet më i bukur se kurrë, me performacat mahnitëse të këngëtares zbukuruar nga fiziku i saj i mrekullueshëm. Në Los Angeles ajo e cmendi publikun e saj me një bikini super seksi.

Shpërndaje

Në rrjetet sociale këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, ka publikuar një foto në të cilën ajo shfaqet në një seance duke bërë tatuazhe. Se çfarë arti do të na paraqes tatuazhi i saj, mbetet vetëm të presin e të shohim.
Dafina ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të vijë në tregun muzikor me hite të reja, që janë realizuar kryesisht nga producenti Enis Presheva.Shpërndaje

Këtu Alessandra po e shfaq plotësisht seksualitetin e saj, në një video që quhet 'VERA'. Bukuroshja e Victoria's Secret shihet në këto fotografi e veshur vetëm në bikini, dhe në pozicione shumë të këndshme.
Kjo verë, jo edhe aq e nxehtë, vërtetë që po bëhet më e nxehtë me zonjushën Ambrosio.
Ajo për momentin po shijon kohën e saj në Nju Jork, pas kthimit të saj nga Brazili, ku para shumë seanca fotografish.

Shpërndaje

Një rritës gjarpërinjsh është vrarë nga kafshimi i njërës prej kobrave të tij disa ditë pasi kishte deklaruar se ato kurrë nuk do t’i bënin keq.
45-vjeçari Luke Yeomans pësoi një infarkt në zemër pasi një nga gjarpërinjtë e kafshoi duke i helmuar gjakun.
Anglezi gjithmonë këmbëngulte se nuk kishte rrezik qëndrimi i tij me kobrat që njihen si një nga llojet më të rrezikshme të gjarpërinjve. Ai mbante 24 kobra aziatike në shtëpi në këto 30 vitet e fundit.
“Njerëzit mendojnë se jam i çmendur, por unë besoj se kjo që po bëj është diçka e mirë. Po rris këto kobra aziatike sepse janë specie në zhdukje. Kam ndërmend ta rris numrin e tyre në 100”, deklaronte para pak kohësh burri nga Nottinghamshire (Angli).Shpërndaje

Mark Abbot Dumas është njeriu i vetëm në botë që mund të prekë një ari polar.
Në këto foto, ky stërvitës kafshësh shihet duke notuar, duke bërë mundje dhe madje duke lejuar ariun 381 kilogramësh t’i vërë dhëmbët ne fyt.
60-vjeçari stërvit kafshën 16-vjeçare për të fituar më pas të ardhura nga reklamat të cilat shfrytëzojnë imazhin e ariut. Madje, ariu i quajtur Agee ka qenë pjesë e filmit Alaska në vitin 1995 kur ishte vetëm disa javësh.
“Nëse dikush tjetër do të provonte të luante me Agee do të sulmohej dhe me siguri do të vritej. Unë dhe gruaja ime jemi të vetmit njerëz në botë që ai pëlqen. Unë e njoh gjuhën trupore të tij dhe di si të sillem kur jam me të. Ka disa rregulla që duhen ndjekur rreptësisht në mënyrë që të jesh i sigurt kur je pranë një ariu polar”, shprehet Mark.



Shpërndaje

Justin Bieber ka premtuar këngë të reja dhe shumë më ndryshe në albumin e ri, për shkak se ai nuk dëshiron të bëhet i bezdisshëm me vetëm një zhanër.
Krijuesi i hitit “Baby” është duke punuar në albumin e tij të dytë, pas atij të vitit 2010 “My World 2.0”, përderisa dëshiron të vazhdojë me ndryshimet në muzikën e tij, me vet artistin që beson se zëri i tij u përshtatet stileve të ndryshme.
“Unë dua të punoj shumë me veten. Unë nuk do ta kufizoj veten, mendoj se muzika është muzikë dhe zhanret, mendoj ‘country, rock’, janë më ndryshe nga stili im. Zëri im nuk është i përcaktuar për vetëm një zhanër”, ka thënë Bieber.Shpërndaje

Imazhet që fal ndërtimi i autostradave të reja në Shqipëri, janë konsideruar vërtet të mahnitshme nga mediat rumune. Sipas tyre, ato kanë një cilësi dhe pamje vërtet të mahnitshme dhe nuk krahasohen me të tjerat që janë ndërtuar deri tani në Ballkan. Madje ato nuk denjojnë që t’i krahasojnë ato me autostradat që po ndërtohen në Rumani, e të thonë se janë më cilësore dhe me kosto më të ulët.
Duke iu referuar konkretisht, autostradës Durrës-Kukës, e cila cilësohet si “Rruga e Kombit”, gazeta “Capital” pohon se ajo ka kushtuar në fakt, më pak sesa Rumania ka kërkuar nga e njëjta kompani që e ndërtoi atë, “Bechtel”, për autostradën e Transilvanisë. ”Shtrirja e autostradës më të re, e cila përfundoi pas rreth një viti e gjysmë, e njohur si Korridori Durrës-Kukës, është ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, me kosto totale prej thuajse një miliard euro”, citon artikulli në fjalë.
Shoqëruar edhe me një video përkatëse nga rruga Durrës-Kukës, artikulli vlerëson mënyrën si ajo është ndërtuar.Shpërndaje

Nëse do të kishte jetuar deri tani princesha Diana mund të kishte mik në Facebook, Kamilla Parker-Boules, do të kishte 10 milionë ndjekës në Twitter dhe do ta kishte statusin “është e komplikuar”.
Gazeta britanike “Newsweek” ka publikuar një foto ku tregohet se si mund të ishe Ledi Diana në ditët e sotme. Ndërkohë që Ledi Diana më 1 korrik do të festonte 50-vjetorin.
Fotomontazhi tregon Dianën krah Kate, nuses së djalit të saj Uilliam.Shpërndaje

Google, kolosi i Mountain View, ka bërë publik rrjetin e vetë social, Google+, që do të hyjë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Facebook, liderin e sektorit.
Për momentin shërbimi i Google+ është i rezervuar për një numër të kufizuar të përdoruesve që shumë shpejt do të kenë mundësinë të ftojnë persona të tjera për të shpërndarë informacione, fotografi dhe linqe.
Një prej ndryshimeve mes Google+ dhe Facebook është madhësia e grupeve.Shpërndaje

Humbja 2-0 në Bosnjë dhe ajo 4-0 në miqësoren me Argjentinën, i ka kushtuar 9 vende kombëtares shqiptare, e cila në renditjen e FIFA-s për muajin qershor ka zbritur në vendin e 59-të.
Për herë të parë në historinë e vet, kombëtarja shqiptare që drejtohet nga kroati Josip Kuzhe arriti të renditej e 50-ta në renditjen e FIFA-s, vend të cilën e mbajti vetëm për 2 muaj.
Ndërkohë kreu i renditjes nuk ka ndryshuar edhe për këtë muaj. Kampionia e botës në fuqi Spanja dhe nënkampionët e Hollandës mbajnë dy vendet e para. Ndryshime ka patur në vendin e tretë, ku është ngjitur përfaqësuesja gjermane, ndërkohë që ajo braziliane ka zbritur në vendin e 5-të. Shpërndaje

Shtatë persona janë arrestuar në Budapest në kuadër të një hetimi mbi ndeshjet e trukuara të futbollit ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për tre futbollistë, aktivë apo të tërhequr, dhe katër arbitra në aktivitet.
Akuza është për tentativë të trukimit të gjashtë ndeshjeve, në katër raste me sukses.
Zëdhënësi ka saktësuar se ndeshjet kanë lidhje me skuadrat e Finlandës, Hungarisë dhe vendeve të Amerikës Jugore dhe se mund të ketë arrestime të reja.Shpërndaje