
Po flitet që Lindsay Lohan i është kthyer përsëri alkoolit, duke filluar përsëri që të pijë. Ka disa thashetheme se ajo ka organizuar një mbrëmje me disa shokë në një klub, në të cilin përfundoi me një dehje të nivelit të lartë.
Por se sa është kjo e vërtetë, nuk mund të konfirmohet, por mund të llogaritet të mbetet në kuadrin e thashethemeve.
Por çfarë mund me një siguri të madhe ta themi, është se ajo me të vërtetë duket shumë seksi në këtë fotografi.Shpërndaje

Aktorja Lindsay Lohan përsëri fiton lirinë e saj. Ajo u arrestua disa ditë më parë, pasi doli pozitive ndaj testit të alkoolit. Lohan ishte në arrest shtëpie dhe nuk lejohet të pinte pije alkoolike ndërsa ajo nuk ka zbatuar rregullat dhe ka abuzuar me alkoolin. Ajo tani është e lirë, nuk është më në arrest shtëpie. Aktorja është fotografuar në shtëpinë e saj në Venecia në një parti me miqtë e saj. Lohan shfaqet pa tualet, në një gjendje jo shumë të mirë fizike. Duket qartë që ato ditë brenda nuk i kanë bërë dhe aq mirë aktores 25 vjecare. Shpërndaje

Këngëtarja e cila vazhdimisht shfaqë probleme me konsumimin e narkotikëve dhe alkoolit është liruar sot nga arresti shtëpiak, pas 35 ditëve. Ajo u dënua nga një gjykatë e Shtetit të Kaliforniac, pasi nuk i'u kishte përmbajtur vendimit të gjykatës për moskonsumimin e alkoolit. Ajo ishte nën moniotrim dhe nga analizat doli se kishte konsumuar këtë pije.Shpërndaje

Kohët e fundit, Lindsay Lohan ka rezultuar pozitive ndaj testit të alkoolit. Lohan thotë se ka rezultuar pozitive në testin e alkoolit për shkak të një çaji të fermentuar të quajtur Kombucha. Lohan këmbëngul se ajo nuk ka pirë birrë, verë apo pije alkoolike gjatë arrestit të saj shtëpiak.
Kompania prodhuese e Kombucha-s pretendon se sasia e alkoolit në këto pije është 0.05 për qind. Shpërndaje

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, e cila është në arrest shtëpie për shkak të shkeljes së lirisë me kusht, sërish do të gjendet në gjykatë për shkak të testit pozitiv të alkoolit.
Lohan është urdhëruar që të paraqitet në një gjykatë në Los Angeles ditën e enjte. Tabloidi TMZ shkruan se prokurorët do të kërkojnë heqjen e arrestit shtëpiak të Lohan, dhe transferimin e saj në burg. Shpërndaje

Aktorja e bujshme, pasi u dёnua me arrest shtёpiak dhe orё pune tё detyrueshme nё shёrbim tё komunitetit, po e gjen mёnyrёn e argёtimit gjatё arrestit tё saj shtёpiak.
Ajo ka ftuar shoqёrinё e saj tё ngushtё nё njё festё me barbekju dhe nё njё mbrёmje… ku tё mbyllur nё shtёpi nuk kanё patur se çfarё tё bёjnё mё shumё se sa tё uleshin pёrpara televizorit dhe tё shikonin reality show-in "Keeping Up With the Kardashians."
Megjithёse ajo po kalonte njё arrest shtёpiak shumё relaksues nё shtёpinё e saj nё plazh, me sa duket televizori, romanet dhe tablotё e pikturimit e kanё mёrzitur. Kёshtu, pёr tё hequr sado pak mallin e tё dalave me shoqёri, ajo ka marrё leje pёr tё organizuar kёtё festё nё shtёpinё e saj.
Asaj i kanё ngelur edhe 2 javё e gjysёm pёr tё pёrfunduar arrestin e saj shtёpiak.Shpërndaje

Akuza e radhёs pёr tё vjen nga njё fotograf i cili ka ndezur fitilat pёr tё marrё paratё qё i takojnё.
Sipas TMZ, njё fotograf i quajtur Scott Nathan ka paditur linjёn e veshjeve tё saja 6126 me pretendimin se nuk e ka paguar asnjёherё pёr punёn e tij.
Padia i referohet njё shume tё papaguar nё muajin dhjetor, ku sipas dokumentave duhej qё nё fillim tё marsit Lindsay tё kishte shlyer detyrimin. Por pёr kёtё ajo nuk e ka çarё kokёn!
Tani fotografi Nathan, kёrkon nga gjykata qё kjo shumё t’i çarxhohet menjёherё atij nga llogaria e saj bankare nёpёrmjet urdhrit tё gjykatёs.
Avokati i Lohan i pyetur nga gazetarёt e TMZ nuk ka dashur tё komentojё pasi klientja e tij ёshtё nё njё situatё ende tё lёnё pezull.Shpërndaje

Byrzylyku elektronik i Lindsay Lohan ka dhënë sërish alarmin, por këtë herë faji nuk është i aktores.
Kur policia ka shkuar për të kontrolluar motivin e sinjalit që aktivizohet kur mbajtësi largohet nga arresti shtëpiak, ka gjetur Lohan në divan duke lexuar disa skenografi.
Lajmin e ka bërë të ditur e përjavshmja “People”.
Aktorja e Mean Girls është dënuar për vjedhjen e një varseje në një dyqan të Los Angeles.Shpërndaje

Lindsay Lohan është prej ditës së djeshme në arrest shtëpie dhe i është vendosur një byzylyk elektronik, pasi është dënuar për vjedhjen e një varseje në janar.
Lohan, 24 vjeçe, ishte dënuar me 12 ditë burg, por në marrëveshje me prokurorinë, dënimi i saj është pakësuar.
Aktorja duhet të qëndrojë në arrest për 35 ditë dhe lirimi i saj do të bëhet më 29 qershor.
Ajo duhet edhe të kryejë 480 orë punë sociale, nga të cilat 100 në morg.Shpërndaje