Genc Pollo ne gjykate per divorcin


Një tjetër ministër në gjykatë për zgjedhje martese. Genc Pollo së bashku me bashkëshorten e tij, Dajena, i janë drejtuar Gjykatës së Kryeqytetit për t’i dhënë fund lidhjes së tyre martesore.
Nëpërmjet avokatit të familjes pak ditë më parë ata kanë dorëzuar pranë sekretarisë së organit gjykues kërkesën e tyre e ndërsa ditën e djeshme është hedhur shorti ku gjyqtari i çështjes është caktuar Artan Zeneli.

Çështja, e cila mban numrin 9315 ka për objekt; “zgjedhjen e martesës më pëlqim reciprok të ty bashkëshortëve pasojat që rrjedhin prej saj, pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore, si dhe miratimi i marrëveshjes për zgjidhjen e martesës”. Nuk dihen ende shkaqet e dhënies fund të kësaj martese midis çiftit të cilët kanë vite bashkë. Nga kjo martesë rezulton se ata kanë dy vajza, të cilat për shkak të mosmarrëveshjes midis prindërve të tyre jetojnë më të ëmën në një shtëpi që kjo e fundit e ka marrë më qira. Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Ministri i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo, është ndër të paktët ministra në kabinetin e qeverisë së mazhorancës që i ka hapur llogari bankare fëmijëve që kur ato kanë lindur.

Në rastet kur njerëz të njohur divorcohen, thashethemet janë të pashmangshme. Për çiftin Pollo zërat thonë se shkaku kryesor është një lidhje jashtë martesore e ministrit. Procesi gjyqësor do ti sqarojë shpejt shkaqet dhe rrethanat.

Kjo puna e divorceve me sa duket i ka kap keq pushtetarët. Nuk thotë kot populli: “Dashnia e shumtë e ka idhninë afër”. Në ekran dhe në intervista të gjithë pohojnë se janë të lumtur dhe ia kalojnë gëzushëm, por aha.. po shkojnë në dyert e gjykatës për divorc njëri pas tjetrit.
Për vitin 2009, lista e divorceve është e gjatë, ministri Petrit Vasili, Astrit Patozi i Berishës, Gaqo Apostoli, Aida Shtino, Inva Mula etj. Hajt, mos u mërzisni se nuk i dihet për mirë a për keq :)

Zgjidhja e martesës për ndërprerje të jetesës së përbashkët Neni 129

Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vjetësh. Nëse është rasti, bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës, sipas paragrafit të parë të këtij neni, duhet të përcaktojë në kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit të detyrimeve të mundshme kundrejt fëmijëve të tij dhe bashkëshortit tjetër.
Neni 162
Çdonjëri prej ish-bashkëshortëve është i detyruar t’i japë tjetrit të dhëna të sakta për pasurinë dhe të ardhurat e tij, kur ato janë të nevojshme për të caktuar detyrimin për ushqim. Me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshortëve, punëdhënësi, organet financiare përkatëse, zyrat e tatimeve dhe çdo organ tjetër ku mund të merren prova, janë të detyruar të japin gjithë informacionin e nevojshëm për gjendjen pasurore të ish-bashkëshortit tjetër dhe për të gjitha të ardhurat e tjera të tij.
Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign