Vera bombastike e Elvana Gjates


Ka lënë gjurmë me çdo këngë e klip të sajin… Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe këtë verë. Këngëtarja e suksesshme, Elvana Gjata, është në fazën përfundimtare të realizimit të klipit të saj më të ri. Nën tingujt e të talentuarit, Flori Mumajesi, Elvana do të sjellë këtë vit një risi në tregun muzikor shqiptar. Janë dy këngë të konceptuara si një e vetme dhe si për të mos mjaftuar vetëm kjo klipi është ndërtuar si një film me metrazh të shkurtër. Klipi është xhiruar në hidrocentralin e Fierzës dhe skenat e tij janë shumë më shumë sesa thjesht fantastike. Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim bumin e rradhës që edhe këtë herë do të mbajë emrin e Elvana Gjatës…
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign