
Lidhjen ua pohojnë miqëve të tyre por jo mediave. Kështu ndodh me çiftin më të ri të Vip-ave shqiptarë, futbollistit Lorik Cana dhe këngëtares Adelina Tahiri. Që të dy deri më tani nuk kanë pranuar se janë në lidhje dashurie, edhe pse këtë gjë tashmë për mediat e kanë pohuar shumë miq të tyrë, por në kushte anonimati. Loriku për rreth një vit i ka shprehur dashurinë këngëtares, duke i dërguar edhe dhurata të shtrenjta dhe duke festuar së bashku Vitin e Ri në Prishtinë, madje me familjet Cana dhe Tahiri. Por prapë këtë gjë nuk e thonë në mëdia. “Me Lorikun njihemi dhe shoqërohemi…Nuk ka asgjë më shumë për momentin”, është shprehur Adelina Tahiri në një intervistë dhënë së fundi, duke harruar që miqtë e saj tregojnë se gati çdo fundjavë Adelina udhëton drejt Stambollit për t’u takuar me Lorikun, ku sipas disa të njohurve tanë futbollistin e njohur gati çdo ditë e viziojnë shumë femra të njohura dhe të panjohura, të cilat duan të jenë në shtrat me të. Nga reportazhi që televizioni “Klan Kosova” kishte realizuar me futbollistin e njohur Lorik Cana, shihej se ai jetonte në një lagje elitë të Stambollit së bashku me disa futbollistë të tjerë të Gallatasarayt, vend ky që ua mundësonte privatësinë maksimale fytyrave publike edhe pse shtypi turk nuk është aspak i mëshirshëm ndaj tyre. Cana përveç aktiviteteve sportive, u shpreh hapur edhe për jetën e tij private si dhe thashethemet që thuren në media për të duke thënë se akoma nuk është në lidhje me dikë. “Për mua çdo vit thurin lidhje të ndryshme. Pasi nuk jam atje për t’u njohur më mirë me atë që dëshiroj të lidh jetën, por u’a them se s’kam lidhje me askënd”, është shprehur Cana, duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë mes tij dhe këngëtares simpatike Adelina Tahiri. Më interesante bëhet lidhja kur tashmë ne kemi zbuluar se këngëtarja merr mesazhe kërcënuese për këtë lidhje dhe ndoshta pikërisht kjo gjë ka detyruar çiftin që të mos tregojnë hapur lidhjen e dashurisë! Nga kjo del se dikush po gënjen dhe ne nuk kemi arritur të kuptojmë se kush? Gënjen Cana, këngëtarja Adelina Tahiri apo miqtë e tyre të cilët nuk ua mbajnë sekretin!?
Shpërndaje