Brad Pitt: Mund të martohem me Angelina Jolie.


Brad Pitt ka pranuar se mund të martohet me Angelina Jolie vetëm e vetëm për të kënaqur fëmijët e tij.
Cifti i famshëm i aktorëve, të cilët janë bashkë që nga viti 2005, kanë thënë se nuk do të shkojnë në altar deri sa të lejohen martesat e homoseksualëve në të gjithë SHBA-në.

“Fëmijët po pyesin për martesën. Ata po fillojnë të kuptojnë tashmë dhe duhet të mendojmë edhe për ta”, u shpreh aktori 47-vjeçar.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjithsej 6 fëmijë, 3 prej të cilëve të adoptuar.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign