
Duke vështruar këtë pamje, punonjësi kinez me siguri nuk po u beson dot syve. Kjo për shkak se kamioni që po përpiqej të kalonte rrugën ka krijuar këtë thyerjeje masive.
Drama ka ndodhur në qytetin e Changchun (Kinë), ditën e sotme. Dy personat të cilët ishin brenda mjetit kanë pësuar dëmtime, por nuk ka raporte se në çfarë gjëndjeje janë.
Autoritetet po hetojnë aksidentin, por dyshojnë se kamioni, i cili transportonte tuba çeliku, ishte shumë më i rëndë se pesha e lejuar. Shpërndaje
