Lady Gaga urren videoklipin me Beyonce.


Lady Gaga ka thënë për një revistë amerikane se ajo e urren videoklipin e këngës Telephone- këngë në të cilën ka bashkëpunuar me Beyonce. Kur e pyetën se çfarë nuk i pëlqente në punën e saj, Lady Gaga veçoi bashkëpunimin me Beyonce si një pjesë e veprës së saj me të cilën nuk është e kënaqur.

"Unë nuk arrij dot as ta shoh videon e ′Telephone′, e urrej aq shumë" ka thënë Gaga.

"Beyonce dhe unë jemi të mrekullueshme së bashku, por ka kaq shumë ide që mund të ishin realizuar në këtë video. Do të doja ta kisha drejtuar vetë pak më shumë" shtoi ajo.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign