
Trajneri i ekipit kombëtar, Josip Kuzhe do të presë sot duke filluar nga ora 12:00 e mesditës 23 lojtarët e thirrur nga ana e tij për ndeshjen eleminatore të Euro 2012 kundër Bosnjes, në Zenica. Pjesa më e madhe e lojtarëve do të jenë që në mesditë me skuadrën, duke qenë se kanë mbërritur tashmë në Shqipëri nga klubet e tyre. i vetmi lojtar që do të ketë një vonesë, madje prej pesë ditësh do të jetë Ujkani, të cilit i është dhënë leje të mbrojë portën e Novarës në ndeshjen e plejofit për ngjitjen në Serinë A me datë 2 qershor.
Ndërkohë, FSHF ka shpallur edhe programin stërvitor të ekipit kombëtar për ndeshjen. Skuadra do të ketë tetë séance gjithsejt, prej të cilave pesë mbasditeve dhe tre paradite. Me datë 2 qershor do të ketë edhe një miqësore ndaj kundërshtarit të përhershëm gjatë grumbullimit, klubit të kategorisë së dytë, Olimpik. Pesë prej seancave stërvitore do të zhvillohen në stadiumin “Niko Dovana”, tre të tjerat në stadium “Besa” të Kavajës. Skuadra do të niset drejt Bosnjes vetëm më datë 6 qershor. Takimi, të nesërmen e kësaj date. Nëse merr një rezultat pozitiv, Shqipëria mund të shpresojë ende në vendin e dytë dhe zhvillimin e një sfide plejofi për finalet e Euro 2012.
LISTA
Portiere: Arjan Beqaj, Isli Hidi dhe Samir Ujkani.
Mbrojtes: Andi Lila, Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Lorik Cana, Admir Teli dhe Endri Vrapi.
Mesfushore: Ervin Bulku, Altin Lala, Ervin Skela, Gjergji Muzaka, Elis Bakaj dhe Klodian Duro.
Sulmues: Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Erjon Bogdani.Shpërndaje
