Jetmiri: U ndava nga Rezarta.


Ai është treguar gjithnjë i rezervuar për të treguar rreth jetës private, madje aq skeptik, sa komentet e shumta të ish-konkurrentëve në “Big Brother 3” ai zgjodhi t’i anashkalonte vetëm me një fjali, duke thënë se “Rrezi është imja”. Dhe, në fakt, ashtu siç e pamë lidhjen e tyre të krijohej brenda shtëpisë së vëzhguar, edhe pse pati shumë dyshues në fillim, ajo vazhdoi si një lidhje mjaft pasiononte dhe serioze. Direkt pas shpalljes së Jetmirit fitues të BB3, pas përfundimit të spektaklit në “Top Channel”, ai u prezantua me familjarët e vajzës nga Kosova, ndërsa i bëri ftesë Rrezartës për pushime në qytetin e tij, Vlorë. Por, gjërat e bukura ndonjëherë nuk është e thënë të vazhdojnë përgjithmonë. Pas disa muajsh heshtje dhe asnjë shfaqje mediatike të çiftit në faqet e shtypit rozë, çifti deklaron se janë ndarë. Kjo ndarje vjen disa muaj pasi ata kishin nisur një bashkëjetesë në Tiranë, në apartamentin e ri që Jetmiri kishte blerë në një nga zonat më të mira të kryeqytetit. I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyet e ndarjes, Jetmiri u përgjigj me diplomaci se, “kur dy njerëz bashkëjetojnë për një kohë të gjatë, vjen një moment që nuk kuptohen më”. Pas këtij vendimi që ata e kanë marrë bashkërisht, Rrezarta ka vendosur të ndryshojë jetën e saj me një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur studimet master. Jetmiri nuk ka dashur të japë asnjë koment më shumë rreth marrëdhënieve të tyre të mëvonshme, por thuhet se ata vazhdojnë komunikojnë dhe kanë mbetur miq. Dalja e tyre e fundit si çift në faqet e gazetave ishte pas Vitit të Ri 2010. Jetmir Saliaj, fituesi i “Big Brother 3”, festoi ditëlindjen e 26-të dhe festat e fundvitit në apartamentin e tij të ri në Tiranë, ndërsa po bashkëjetonte me Rrezarta Gashin, vajzën simpatike nga Kosova, me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “BB”. Pas tetë muajsh lidhjeje, dy protagonistët e spikatur të këtij “reality show” në “Top Channel”, nisën një jetë së bashku, ndryshe nga çiftet e tjera të krijuara brenda kësaj loje. Jetmiri, i cili pas fitores u distancua dhe nga jeta publike e intervistat në shtyp, duke zgjedhur të jetojë larg vëmendjes së publikut, në një intervistë për “Panorama Plus”, foli për iniciativën e tij të re si kryetar i KPR-së (Klubi i patriotëve të rinj), një grup rinor në bashkëpunim me kreun e PDU-së (Partisë Drejtësi dhe Unitet). Ai nuk ngurroi të fliste dhe për lidhjen e tij me Rrezin, të cilën e komentoi në atë intervistë si një lidhje me dashuritë dhe zënkat e një çifti normal. “Ne jemi të dy dhe jemi shumë krenarë për njëri-tjetrin. Unë personalisht ndihem shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë”, pohoi ai në atë intervistë, duke shtuar se “Rrezi është 22 vjeçe dhe e rritur me jetë ndryshe. Ajo çfarë vlerësonte Jetmiri tek ajo ishte së pari që ajo nuk gënjente dhe nëse nuk ndihej mirë, ishte e gatshme ta shprehte në sy. Me sa duket, ka ndikuar edhe fakti që Rrezi ishte rritur në familje me kulturë dhe ka udhëtuar shumë jashtë. Dy ish-banorët e “Big Brother” tashmë e kanë shkëputur lidhjen e tyre, edhe pse nuk dihet nëse mund të bëhet fjalë për ndonjë rikthim të mundshëm. Pas shpalljes fitues, Jetmiri deklaroi në media se aspirata e tij ishte t’i hynte politikës si një antikonformist, me synimin parësor për të marrë në mbrojtje shtresa të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht të rinjtë.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign