Konfirmohet lidhja mes Bruno Mars dhe Rita Ora


Kantautori është filmuar duke kërcyer dhe duke u përqafuar në një night club në Londër me këngëtaren shqiptare Rita Ora. Pas thashethemeve për një histori dashurie mes Anxhela Martinit dhe Craig David, një tjetër shqiptare bëhet pjesë e showbiz-it me një histori të ngjashme. Quhet Rita Ora, është fenomeni shqiptar e cila këndon nën markën e Jay Z, e përfolur së fundmi për një histori dashurie me këngëtarin Bruno Mars. Çifti janë filmuar duke kërcyer dhe duke u përqafuar në një night club në Londër. Videoja amatore e hedhur në you tube krijoi një tymnajë thashethemesh mbi një histori dashurie mes dy artistëve. 19 vjeçarja Rita Ora është më shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli për vokalin e saj magjepsës dhe për performancat e shkëlqyera që e kanë bërë këngëtaren e re të ngjisë shkallët e karrierës në mënyrë të vrullshme. Mendohet se Rita Ora është Beyoncia e re dhe shumë shpejt do të zëvendësojë Rihannën në tregun e muzikës komerciale.
Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign