Studimi, 50 për qind e britanikëve kanë gjak gjerman.


Mund të vijë si një goditje për ata që citojnë se një triumf në kupën botërore dhe rezultati i dy luftërave është shenjë e superioritetit britanik. Shkencëtarët thonë se gjysma e britanikëve kanë gjak gjerman në venat e tyre.

Çdokush që i ka kushtuar vëmendje mësimeve të historisë e di se fiset nga veriu i Evropës pushtuan Britaninë pasi romakët u larguan rreth vitit 410 AD (pas Krishtit).

Por kërkimet nga gjenetistët zbuluan shkallën në të cilën gjermanët u bënë pjesë e përzierjes racore të vendit. Së bashku me arkeologët të cilët kanë kaluar vite në vende të caktuara të Mbretërisë së Bashkuar, kanë arritur në përfundimin se 50 për qind e britanikëve kanë pak gjak gjerman.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign