Dietat sjellin sëmundje vdekjeprurëse tek adoleshentet.


Vajzat adoleshente janë duke dëmtuar shëndetin e tyre, sa që në të ardhmen patjetër se do të ballafaqohen me shëndet të dobët për shkak të ushqimit jo të duhur.
Për të mbajtur trupin në formë, vajzat e reja janë duke privuar veten nga ushqimet më esenciale siç është mishi dhe frutat, të cilët janë burim i shumë materieve ushqyese, të domosdoshme për trupin.
Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë së për shkak të kësaj, vajzat e reja mund të ballafaqohen në të ardhmen me diabetin, kancerin, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Sipas Departamentit të Shëndetit të Britanisë së Madhe, vetëm një në 13 vajza e ha porcionin e frutave dhe perimeve, që rekomandohen për ushqim gjatë ditës.
Ndërsa, pothuajse gjysma prej tyre nuk konsumon sa duhet hekur, për shkak se nuk ushqehen me mish të kuq.
Në këtë anketë janë përshirë edhe djemtë të moshës rreth 14 vjeç dhe është zbuluar se një në dhjetë djem konsiderojnë të marrin steroide për shkak të dukjes muskulore. (Shqipetaret.info)Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign