Kupa e Amerikës, Kolumbia mund Kosta Rikën.


Kolumbia ka mundur 1-0 Kosta Rikën në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës.
Përfaqësuesja e Kolumbisë, që ndodhet në të njëjtin grup me Argjentinën dhe Bolivinë, ka zhvilluar lojën e saj përballë skuadrës së Amerikës Qendrore dhe ia ka dalë mbanë që të fitojë falë golit në mbyllje të pjesës së parë të realizuar nga Ramos.

Ndërkohë Kosta Rika mbeti me dhjetë lojtarë që në 45 minutat e para pas daljes me kartonin e kuq të Brenes.

Ndeshja në tërësi nuk ka pasur ndonjë ritëm të lartë, pasi Falkao e shokët e tij më shumë menduan të qarkullonin topin se sa të mbanin një ritëm të lartë përballë një kundërshtari në inferioritet numerik.

Tashmë Kolumbia për momentin merr kryesimin e grupit A në pritje të ndeshjes së rradhës me Argjentinën ku kjo e fundit është dhe pretendentja në letër e për më tepër pas barazimit të ndeshjes së parë do të kërkojë me çdo kusht tre pikët e para në këtë aktivitet.Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign