Orinda Huta bashkëjeton me Turin?


Këngëtarja bukuroshe Orinda Huta dhe Turi i “Produkt 28” janë të dashur prej disa vjetësh, por të dy palët janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen duke mos u shprehur mbi jetën private. Arsyet e fshehjes nuk diheshin. Megjithatë, ata kanë nisur të dalin lirshëm, madje edhe në aktivitete të ndryshme shkojnë bashkë. Veç kësaj, nga një bisedë në ‘Facebook’ zbuluam se ata edhe bashkëjetonin. Për ta besuar këtë që themi, po jua sjellim bisedën mes Orindës dhe një shoku të saj. Arbër Shahu: E mo Turjan, ja veshe përparësen që tani shoqes time/ Orinda Huta: Aaa na kënaqe ... të pëlqen look-u tani???/ Arbër Shahu: S’ka look që nuk të shkon ty, po do na bësh ndonjë gjë të mirë sot në darkë?/ Orinda Huta: Aman.... do na nderosh tiiiii???/ Arbër Shahu: with pleasure... Ne, kjo biseda na vuri në dyshime, ndoshta çfarë nuk bën vaki, Orinda mund ta ketë ftuar edhe tek shtëpia e prindërve shokun…shqipetaret.infoShpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign