Iva Mera, e njohur si prezantuesja e emisionit “Nacional Bingo” në “Tv KLAN”, ka shpallur fejesë me të dashurin e saj, student juridiku në një nga universitet private në Tiranë. Edhe pse asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për jetën e saj private, gjithmonë e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk ka preferuar të publikohet me të dashurin e saj. Por tani ka ardhur momenti, pasi ata të dy janë fejuar. Ata janë fotografuar në karaoken “Chardone”, që e menaxhojnë të dy si çift. Iva, e cila ka ambicie për të qenë në të ardhmen një analiste politike, gjithmonë ishte shprehur se ndihej e lumtur me dashurinë e saj. Tani erdhi momenti që ta pranojë ndërsa rrinin gjithë kohën bashkë.
