Argjentina zhgënjen përsëri.


Skuadra e Argjentinës ka zhgënjyer përsëri përballë skuadrës së Kolumbisë pasi nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim të bardhë pa gola në shtëpinë e saj.

Edhe pse me lojtarët më të mirë në botë Argjentina nuk ka mundur të dalë në lojën e saj pasi Kolumbia e ka dominuar komplet ndeshjen duke e vënë në vështirësi Argjentinën në shumë raste.

Gjithçka luhej e barabartë por rastet më flagrante për të shënuar i ka pasur skuadra Kolumbiane e cila e ka siguruar tashmë kualifikimin pasi është kryesuese e grupit A me plot 4 pikë.

Argjentina nuk ka grumbulluar më shumë se 2 pikë pasi edhe në ndeshjen e parë doli barazim kundrejt Bolivisë 1-1. shqipetaret.infoShpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign