"Parlamenti" i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për regjistrimin e popullsisë.


Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 71 vota pro, dhe 2 kundër projektligjin për regjistrimin e popullsisë.
Dy deputetët e PDIU absteuan votimin e projektligjit për regjistrimin e popullsisë. Në fjalën e tij, deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar pr/ligjin për regjistrimin e popullsisë si provokativ dhe me jo transparent. Idrizi theksoi se në miratimin e ligjit duhet të përfshiheshin edhe grupet e interisit që mund ta kishin bërë procesin më transparent. "Projektligji ka implikime politike, ai është dhe duhet të jetë një hap dhe proces i rëndësishëm.

Procesi identifikues do të duhet të parandalojë dhe ligje dhe akte të tjera që të konsiderohet i plotë. Edhe periudha që ka paraprirë miratimit ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky proces ka qenë edhe provokatik, ai duhet të kishte përfshirë edhe grupet e interesit. Ndonjë grupim interesi që vota duhej vlerësuar mund të kishte bërë më transparent qëndrimin e vet", theksoi Idrizi. Po ashtu në parim, Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro edhe ndryshimet në buxhet.

Ashtu sikurse pritej, projektligji, kaloi sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte në sallë për shkak të bojkotit të nisur pas zgjedhjeve lokale të 8 majit. shqipetaret.info
Shpërndaje
Copyright 2009 Simplex Celebs All rights reserved Designed by SimplexDesign